Ngjarja e rëndë poshtë urës së Lanës, zbardhen detaje nga vetëflijimi i të moshuarit

36

Mediat kanë zbardhur disa detaje në lidhje me ngjarjen e ndodhur pranë bulevardit “Zhan d’Ark” pranë ish-ATSH, poshtë urës së Lanës.

Bëhet fjalë për vetëflijimin e 83-vjeçarit M. Selimaj.

Sipas burimeve nga policia 83-vjeçari ishte me probleme mendore.

Për shkak të dekompozimit të trupit ka qenë e vështirë për familjarët e policinë identifikimi i këtij personi. Mendohet se i moshuari është larguar nga banesa duke marrë me vete një shishe benzine e më pas është drejtuar drejt vendit të ngjarjes.

Rreth orës 18:18 ai i ka dhënë fund jetës duke lënë për familjarët një letër e cila nuk është bërë ende publike.