Ngacmoi 30 vjeçaren, e pëson keq 42 vjeçari

34
Foto ilustruese

Policia e Korçës ka arrestuar ditën e sotme një 42-vjeçar pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një 30-vjeçare. Në njoftimin e policisë thuhet se në pranga ka rënë 42-vjeçari me iniciale E.K pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht dhe ka kryer veprime të turpshme me një 30-vjeçare.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. K., 42 vjeç, banues në fshatin Qatrom, Korçë, pasi në lagjen nr. 11, Korçë, ky shtetas dyshohet se ka ngacmuar seksualisht dhe ka kryer veprime të turpshme me një 30-vjeçare. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.