Ballina Showbiz Ngacmimet seksuale në punë, aktorja shqiptare dëmshpërblehet me 9.5 mln dollarë

Ngacmimet seksuale në punë, aktorja shqiptare dëmshpërblehet me 9.5 mln dollarë

Aktorja shqiptare, Eliza Dushku e cila jeton dhe zhvillon karrierën e saj në Amerikë ka fituar 9.5 milionë dollarë prej disa akuzave seksuale.

Në mars të 2017, ajo pranoi të punonte për dramën “Buffy the Vampire Slayer”, ku do bënte një rol kryesor në tre episode. Një shkrim nga “The New York Times” ka zbuluar se ylli i shfaqjes, Michael Weatherly kishte sjellje ngacmuese.

Më pas, i bënte shpesh herë komente të pakëndshme dhe bënte muhabete të papërshtatshme në punë. Para gjithë kastit, Michael Weatherly i vuri në dukje pamjen duke bërë shaka për raste përdhunimi dhe histori seksuale treshe.

Për këtë arsye, Eliza foli me shkrimtarin e serialit në televizionin “CBS”, Glenn Gordon Caron, i cili nuk i dha zgjidhje, por e hoqi nga shfaqja. Aktorja shqiptare e hodhi në gjyq dhe prandaj u dëmshpërblye me miliona dollarë.