Ballina Aktualitet ‘Nga shiu në breshër’/ Qytetarët nisen për plazh, bllokohen në trafik

‘Nga shiu në breshër’/ Qytetarët nisen për plazh, bllokohen në trafik

Në këto ditë me temperatura të larta, e vetmja për të cilën mendojmë është plazhi apo pishinat…por edhe kjo është kthyer në një stres më vete. Fundjava e boshatis kryeqytetin, pasi shumë qytetarë zgjedhin që t’u drejtohen kryesisht vendeve bregdetare, çka ka bërë që në të shkaktohet trafik i rëndur në autostradën Tiranë-Durrës.

Megjithatë, ky trafik ditën e sotme ka nisur që tek ish-sheshi “Shqiponja”. Media ka sjellë një panoramim të situatës në një prej akseve më problematike në kryeqytet, e cila është kthyer në një stres më vete për çdo qytetar që vjen ose largohet nga Tirana.