Ballina Kuriozitete Nga miket e këtilla duhet të qëndroni sa më larg që të...

Nga miket e këtilla duhet të qëndroni sa më larg që të jetë e mundur!

Kur jemi moshë të re mendojmë që kemi shumë mike. Dhe besojmë fuqishëm që gjithmonë do të jenë me ne. Mirëpo ndonjëherë nuk është ashtu.
Për disa nga ato mendojmë që do plakemi bashkë, ndërkaq të tjerave do t’ua falim ndërhyrjet e vazhdueshme dhe dobësitë për të mirën e grupit.
Pikërisht ky grupi i dytë gjithmonë do të krijojë probleme. Për t’i penguar ato që t’ju krijojnë probleme, duhet të ndaheni me kohë.

Ajo e cila ju shfrytëzon
Ajo qëndron me ju vetëm kur i nevojitet diçka. Kur duhet t’i jepni para hua, t’i dëgjoni ankimet për ish-in, ose kur i bëni ndonjë shërbim tjetër. Ajo as që do të kujtohet t’ju pyesë si jeni apo a ju nevojitet diçka. Thjesht ajo nuk çan kokën për këto gjëra.

Kritikuesja
Keni shtuar peshë? Ajo do t’jua thotë këtë, por me një dozë ironie. Nëse keni humbur peshë, ajo as që do ta vërejë. Gjithmonë do të gjejë mënyrë që t’ju ulë vetëbesimin, kurdo që të jetë kjo e mundshme. Negativja e tillë me siguri nuk ju nevojitet ta keni pranë.