Ballina Showbiz Nga dhimbja në duartrokitje, sakrifica e Nikut për të performuar në “Kënga...

Nga dhimbja në duartrokitje, sakrifica e Nikut për të performuar në “Kënga Magjike”

Edhe kur jeta të përball me sfida dhe situata të vështira, njeriu përpiqet të kalojë çdo pengesë dhe të harrojë hidhërimin dhe vuajtjen dhe të vazhdojë jetën.

Këngëtari Kreshnik Alikaj i cili interpretoi këngën “Instagrami” në natën e dytë të festivalit “Kënga Magjike”, ka përcjellë për në banesë të fundit babain e tij mëngjesin e së enjtes, por nuk hoqi dorë nga performanca e tij në edicionin e 20-të.

Ardit Gjebrea: Kreshniku përcolli babain në mëngjes dhe në mbrëmje erdhi të interpretojë në “Kënga Magjike”.
Juria e “Kënga Magjike” i shprehu ngushëllimet Kreshnikut për humbjen e babait.