Ballina Aktualitet Neymar ka kërkuar të rikthehet te Barcelona

Neymar ka kërkuar të rikthehet te Barcelona

Neymar ka kërkuar të kthehet në Barcelonë këtë verë, por ende nuk ka pasur bisedime me Paris Saint-Germainin për të, ka thënë zëvendëspresidenti i Barcelonës, Jordi Cardoner.

Muajt e fundit mediat e ndryshme botërore raportuan se Neymar nuk është i lumtur në Francë dhe se dëshiron të kthehet në atë që e ka quajtur, shtëpi, në “Camp Nou”.

“Nuk është koha të flasim për blerjet. Jemi në një proces shitjesh, në një periudhë që do të mbarojë më 30 të këtij muaji”, tha Cardoner i pyetur për Neymarin.

“Gjëja e saktë që duhet thënë është se Neymari dëshiron të kthehet në Barcelonë. Mua nuk më kanë pëlqyer shumë gjëra për largimin e tij, shumë gjëra”, shpjegoi ai.

“Ka pohime se ne e kemi blerë Neymarin. Nuk e kemi blerë askënd. Ne nuk e kemi ruajtur kontaktin me të. Ai dhe shumë të tjerë duan të luajnë për Barcelonën”, shtoi numri 2 i Barcelonës.