“Nexhmija prap?!”, Manjani ironizon lajmin e vdekjes së Aneta Ramës, komentuesi:”E turpshme”

74

Personalitete të ndryshme kanë ngushëlluar kryeministrin, për ndarjen nga jeta të nënës së tij. Por përveç këtyre njerëzve, ka patur nga ata që kanë heshtur e nga ata që kanë lënë komente negative në lidhje me figurën e kryeministrit.

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, ka ironizuar vdekjen nënës së Ramës në rrjetet sociale.

Faqja në Facebook, ‘Partia Socialiste Official’ pas lajmit për humbjen e jetës së Aneta Ramës postoi një shirit të zi, pas lajmit që nëna e kryeministrit kishte ndërruar jetë, ndërsa, Manjani ka bërë komentin, “Nexhmija, prap!?”.

Por komentit të tij i është përgjigjur një komentues i cili shkruan:

“Është turp që një ish figure politike të shprehet në këtë mënyrë”

Manjani ja kthen: “Të thashë që në tjetër vend është turpi. Tani po të them edhe tallja. Po meqë se kupton, po të kujtoj se çdo ditë japin shpirt njerëz nëpër spitalet e lëna trokë nga i biri i nënës së vet”.

“Dhe atë turp, që ti e kërkon tek unë këtu në FB, kërkoja Atij që merr vendime për të fikur drita në dhjetëra familje. E nëse kjo tradita shqiptare, na ndaloka edhe ironinë, ti mbaj traditën se unë do mbaj ironinë”, ka qenë komenti i Ylli Manjanit.

“Të uroj shëndet! Këto kohë kjo është më me rëndësi! Dhe mos shko në varrim, meqë të kërkon tradita, se nuk të bën hiç mirë për shëndetin,” shkuan Manjani.