Ballina BOTA New York, OKB diskuton sot themelimin e ushtrisë së Kosovës

New York, OKB diskuton sot themelimin e ushtrisë së Kosovës

Sot në New York, do të mbahet mbledhja e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ku do të ketë diskutim rreth formimit të ushtrisë së Kosovës.

Kosova në këtë mbledhje do të përfaqësohet nga presidenti Hasim Thaçi. Thaçi, në konferencë për media, para nisjes për në New York, ku do të përfaqësojë Kosovën në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, tha se pavarësisht diskutimeve në Këshillin e Sigurimeve, formim i ushtrisë sipas tij, është proçes i pakthyeshëm.