Ballina Showbiz New York, Bebe rexha ndez skenën e “iHeartRadio Jingle Ball”

New York, Bebe rexha ndez skenën e “iHeartRadio Jingle Ball”

Ajo është një prej këngëtareve më të kërkuara të momentit në botë e cila gjithashtu mori nominimin e parë në ndarjen e çmimeve Grammy.

Bebe Rexha këtë herë pushtoi skenën e iHeartRadio Jingle Ball në New York.

Këngëtarja e hitit ‘Meant To Be’, dhuroi një spektakël të vërtet e veshur me një kostum të kuq dhe çizme të gjata, ku gjatë parakalimit në tapetin e kuq nuk kaloi pa rënë në sy.

Ndër të tjera, Bebe po feston nominimin e saj të parë në Grammys si ‘Artistja më e mirë e re’.