Ballina Showbiz Netflix sjell dokumentarin mbi jetën stresuese të Aviciit para vdekjes

Netflix sjell dokumentarin mbi jetën stresuese të Aviciit para vdekjes

Netflix do të publikojë së shpejti një dokumentar rreth Aviciit, tetë muaj pas vdekjes së DJ të njohur.

Dokumentari u filmua përgjatë katër viteve, dhe gjatë gjithë kohës, Avicii, emri i vërtetë i të cilit është Tim Bergling, shihet duke thënë: “Jeta ime është stresuese”.

Në fund të videos ai dëgjohet të thotë se turneu muzikor mund të jetë kaq stresues dhe i vështirë sa “do të më vrasë”.

Këtë e konfirmon edhe menaxheri i Avicii-t, Ash Pournouri i cili thotë: “Tim do të vdesë, me të gjitha intervistat, turnetë, dhe performancat, ai do të bjerë në tokë”.

Në prill të vitit 2018, DJ 28-vjeçar u gjet i vdekur në Oman. “TMZ” raportoi se vdekja e tij u konfirmua si një vetëvrasje dhe në video familja e DJ-it shprehet se ai “nuk mund të vazhdonte më”.

Pamjet tregojnë sesi Avicii ka luftuar me presionin për të qenë i suksesshëm për të siguruar financiarisht ekipin e tij, dhe sesi iu dorëzua alkoolit për të përballuar stresin.

Në vitin 2012, ai u shtrua në spital për 11 ditë për shkak të çështjeve shëndetësore të shkaktuara nga pirja e tepërt dhe ai duhej të hiqte apandesitin dhe tëmthin në vitin 2014.