Nesër nis vaksinimi masiv i popullsisë, ja vendi ku do të zhvillohet procesi

167

Nis nga nesër vaksinimi masiv i popullsisë, me vaksinën kundër koronavirusit.

Lajmin e ka bërë publik ministrja e Shëndetësisë, përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Direkt nga Sheshi Skënderbej, bëhemi gati për të nisur nesër vaksinimin masiv”, shkruan Ogerta Manastirliu në Facebook.

Ky proces vjen pak ditë pasi Shqipëria siguroi sasi vaksinash nga Kina.