Nesër nis edhe vaksinimi i farmacistëve

11

Pas mjekëve dhe infermierëve si dhe personelit shëndetësor, nesër nis edhe vaksinimi i farmacistëve.

Urdhri i Farmacistëve të Shqipërisë ka bërë publik lajmin.

“Ju njoftojmë se ditën e nesërme nis procesi i vaksinimit për farmacistët e Rajonit të Tiranës. Të gjithë farmacistët që janë të interesuar të vaksinohen, të plotësojnë formularin e mëposhtëm me të dhënat përkatëse, në mënyrë që të hartohen listat që do i dërgohen qëndrave të vaksinimit”, thuhet në njoftimin e bërë publik nga Urdhri i Farmacistëve të Shqipërisë.

Të gjithë farmacistëve të vendit u është dërguar një formular për të plotësuar, me qëllim që të regjistrohen para se të nisë vaksinimi i tyre.