Nëse keni këto meta, mos u shqetësoni! Ju bëjnë më tërheqës në sytë e të tjerëve!

42

Nëse keni të meta, mos u shqetësoni. Të gjithë kanë. Madje, quajeni veten me fat, pasi bëheni më unik dhe tërheqës për të tjerët. Studimet tregojnë se “të shkosh me të metat” në një takim është një ndër mënyrat më të mira për ta dashur veten dhe kjo gjë ju bën më tërheqës.

Bright Side na tregon 5 të metat që na bëjnë të dukemi tërheqës tek të tjerët:

Ju fiksoheni me gjërat shumë shpejt

Është mirë të duash diçka thellësisht, por kur të kushton shëndetin dhe marrëdhëniet, atëherë ky bëhet një problem. Nga ana tjetër, fiksimi mund të jetë i fuqishëm. Kur fiksoheni me diçka, besoni në të me gjithë zemër. Njerëzit obsesivë e dinë që nëse e mendojnë diçka, do ta bëjnë atë të ndodhë me çdo mënyrë.

Ju keni tendencë të mbikqyrni çdo gjë

Çështja mund të kthehet në problematike, nëse zbuloni shumë informacion për njerëz të gabuar në mjedise të gabuara. Mirëpo, nëse po ndërtoni marrëdhënie të reja ose po thelloni lidhjet me njerëzit, nuk ka asgjë të keqe. Sipas një teorie, për të zhvilluar afërsinë dhe intimitetin, shkëmbimi i informacionit tuaj personal është diçka pozitive. Ju mund të ndiheni jorehat në fillim, por me kalimin e kohës, kjo gjë do ta ndihmojë marrëdhënien tuaj të lulëzojë.

Ju vareni tek njerëzit për t’u mbështetur në qëllimet tuaja

Është mirë të jesh shoku më i mirë i një personi. Është akoma edhe më mirë kur keni dikë që ju mbështet dhe ju brohoret për një gjë në të cilën besoni. Njerëzit zakonisht nuk kërkojnë ndihmë, sepse kanë frikë se kjo do t’i bëjë ata të duken të dobët, por pak e dinë se është shenjë e forcës absolute, kërkesa për ndihmë. Mos shpresoni se do të bëjnë gjithçka për t’ju ndihmuar, por lërini t’ju japin mbështetje për çfarë u nevojitet.

Ju pëlqejnë thashethemet

Pothuajse të gjithë e urrejnë një thashethem. Sigurisht, disa lloje të thashethemeve mund të jenë të dëmshme, por studimet pretendojnë krejt të kundërtën. Disa lloje të thashethemeve janë të prirura t’i shpëtojnë njerëzit nga lëndimi, duke i paralajmëruar ata për njerëzit e këqinj ose situatat.

I merrni gjërat ngadalë

Njerëzit gjithmonë nxitojnë për t’i bërë gjërat. Mirëpo, për ju ka gjithmonë kohë dhe i merrni gjërat ngadalë. Ju i jepni përparësi cilësisë mbi sasinë për të pasuruar jetën tuaj.