Neritan Cekaj infektohet me COVID-19, trajtohet në shtëpi pasi nuk pranon të shtrohet në spital

34

Figura e politikës shqiptare, Neritan Ceka raportohet të jetë infektuar me koronavirus, por po e lufton sëmundjen në shtëpi, pasi nuk ka pranuar të shtrohet në spital.

Ish Ministri i Brendshëm, po trajtohet në shtëpi me oksigjen, për shkak të problemeve me frymëmarrjen.

Neritan Ceka, po ashtu edhe ish kryetar i një partie, kohët e fundit shërbeu si diplomat.

Ai është një ndër politikanët më aktivë në 30 vitet e fundit.

Ish-diplomati 79-vjeçar, në një intervistë të dhënë në prill 2020 ishte shprehur se i respektonte të gjitha masat anti-Covid dhe e ka krahasuar gjendjen në atë kohë me ’97-n.

“Dal në ballkon. Rrezet e diellit i marr nga kompjuteri. Njëherë e kam nxjerrë këmbën nga vendi. Nuk kam frikë. Më shqetëson se mund të bëhen rrezik për të tjerët. Kam qënë alpinist, rrezikun e kam marrë përsipër edhe për kënaqësi. Në ’97 në Vlorë kam parë të njëjtën situatë. Edhe më shumë të rrezikshme”, ka thënë Ceka 5 muaj më parë.