Ballina Aktualitet Nëna e tre fëmijëve var veten me litar pas thirrjes në polici:...

Nëna e tre fëmijëve var veten me litar pas thirrjes në polici: Kujdesuni për ta

Një 41-vjeçare nga fshati Molisht në ish/komunën Sinjë, në rrethin e Beratit, i ka dhënë fund jetës mesditën e sotme.

Merita Filaj, nëna e 3 fëmijëve, ka varur veten me litar në kasollen e barit, që ndodhej pak metra larg banesës së saj.

Burimet zyrtare të policisë konfirmojnë se viktima 15 minuta para vetëvarjes, ka telefonuar policinë, në numrin 129 dhe u ka thënë duke qarë që të kujdeseshin për fëmijët e saj.

Patrrullat e policisë, pas lokalizimit të telefonatës, janë nisur drejt banesës së familjes Filaj por e kanë gjetur gruan të vetëvarur në kasollen pranë shtëpisë.

Nga kqyrja paraprake nuk janë konstatuar shënja dhune apo dëmtime të tjera nga ndonjë faktor tjetër.

Viktima 41-vjeçare, nuk vuante nga asnjë formë depresioni por duket se kushtet e vështira ekonomike në të cilat jetonte, e kanë detyruar të ndërmarrë këtë akt ekstrem.  Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.