Nëna e Aldi Ramës tërheq nga morgu trupin e të birit. Policia ruan banesën

53

Pas vdekjes, trupi i Aldo Ramës u vendos në morgun e Qendrës Spitalore Tiranë.

Dje u tha se askush nga familjarët nuk u interesua për të tërhequr trupin.

Por sot është mësuar se ka qenë nëna e tij, Valbona Kolgjini, që ka tërhequr trupin e të birit.

Ajo do të kujdeset për ceremoninë mortore.

Ditën e sotme në orën 14:00 do të zhvillohet varrimi i 21-vjeçarit.

Ceremonia mortore do të zhvillohet në Durrës pasi aty jeton nëna e tij dhe dyert e mortit janë hapur nga ajo.

Policia ka marrë masat dhe po patrullon para shtëpisë së mamasë së 21-vjeçarit.