Ballina KULTURË Nejmar flet për një kalim te Reali: Askush nuk e di se...

Nejmar flet për një kalim te Reali: Askush nuk e di se çfarë mund të ndodhë…

Nejmar ëshë një nga lojtarët më të mirë në botë dhe është normal fakti që të kërkohet nga çdo ekip, madje edhe Reali i Madridit.

“Los Blancos” jo pak herë e kanë shprehur hapur interesin për brazilianin dhe mundësinë për ta sjellë në “Bernabeu”.

Në një intervistë për “Esporte Spectacular”, Nejmar ka thënë disa gjëra hapur, madje ka prekur temën e një kalimi te Reali.

“Reali është një nga klubet më të mira në botë dhe çdo lojtar do të donte të shkonte aty, por unë jam shumë i lumtur te Parisi”.

“Jam mirë dhe nuk dua të largohem, por askush nuk e di se çfarë do të ndodhë brenda tre muajve, gjërat në futboll ndodhin shumë shpejt, nuk po flas për veten time, por po jap një shembull”, ka thënë Nejmar.