Ballina Stil / Modë “Në vend të Adelës”, koncerti homazh për Adelajda Xhumanin

“Në vend të Adelës”, koncerti homazh për Adelajda Xhumanin

Një vit më parë ish-banorja e Big Brother Albania dhe gazetarja e njohur shqiptare Adelajda Xhamani u nda nga jeta dhe veç dhimbjes së madhe ajo la pas edhe projekte të mëdha pa realizuar.

Miku i saj më i mirë, Eraldo Rexho zbuloi në përvjetorin e saj të vdekjes se të dy kishin nisur një projekt, por pasi Adela  u nda nga jeta u ndërpre dhe tani ai do ta çojë atë deri në fund.

“Në vend të Adelës” do të jetë një koncert i madh homazh ndaj Adelës dhe ndërkohë edhe një mision humanitar në vete. Ky koncert ka për qëllim të ndihmojë një vajzë province, t’i sigurojë asaj një burse, që të ketë lirinë dhe të jetë e suksesshme në jetën e saj. Këtë vit është vendosur që ndihma t’i shkojë një vajze nga Kavaja.

Koncerti madhështor do të mbahet në 12 nëntor tek Art Turbina dhe do të prezantohet nga moderatorja e famshme shqiptare Arbana Osmani, me pjesëmarrës të njohur të muzikës shqiptare si Artiola Toska, Aurela Gaçe, Eli Fara, Greta Koçi, Irma Libohova, Jonida Maliqi, Kejsi Tola, Klint Çollaku, Manjola Nallbani, Redon Makashi, Rosela Gjylbegu, Rovena Dilo, Soni Malaj,Ëest Side Family e shumë të tjerë.