Ballina LAJME Në timon një 15-vjeçar, makina del nga rruga në Fier

Në timon një 15-vjeçar, makina del nga rruga në Fier

Një aksident tragjik ka ndodhur sot në aksin rrugor Fier – Kraps. Një automjet me targat AA094 TF ka dalë nga rruga, duke përfunduar 10 metra larg rrugës kryesore.

Për rrjedhojë, tre adoleshentë janë plagosur. Policia informon se njëri prej adoleshentëve kishte marrë makinën tip “Renault” pa dijeninë e të atit.

Tre të rinj të moshës 14 dhe 15 vjeç kanë qenë duke udhëtuar në aksin rrugor Fier-Kraps te vendi i quajtur Gjorgos kanë dalë nga rruga  dhe si rezultat  kanë rrëshqitur anës saj, duke përfunduar poshtë 10 metër.