Në Shqipëri ka rreth 500 mijë automjete, 1/3 e tyre i përkasin kësaj marke

174

Mercedes Benz, makina më e përdorur në fillim të viteve ’90 për shkak të fortësisë së saj në rrugët e shkatërruara vendase,  mbetet ende automjeti më e preferuar në Shqipëri, me gati një të tretën e mjeteve në vend që mbajnë këtë markë. INSTAT ka publikuar për herë të parë botimin “Karakteristikat e mjeteve rrugore”, ku jepet informacion mbi numrin e mjeteve rrugore që qarkullojnë në Republikën e Shqipërisë, të regjistruar me status “aktiv” ose “të çregjistruara përkohësisht” në Regjistrin Kombëtar Shqiptar të mjeteve rrugore. Të dhënat i referohen vitit 2019.

Mjetet rrugore sipas llojit që zënë përqindjen më të madhe ndaj numrit gjithsej të mjeteve rrugore rezultojnë “Autoveturat” (79,5 %), “Automjetet për transport të përzier” (7,1 %) dhe “Motomjetet” (6,0 %).

Sipas këtyre të dhënave Numri gjithsej i autoveturave rezulton 499.779. Ndër markat kryesore të autoveturave që qarkullojnë në vend, dominojnë Mercedez Benz (30,7%), e ndjekur nga Volksëagen (16,6%) dhe Ford (10,0 %).

Në Shqipëri dominojnë automjetet e vjetra.

Autoveturat e prodhuara gjatë periudhës kohore 2011-2019, zënë 7,4 % ndaj numrit gjithsej të autoveturave të regjistruara në vend, autoveturat e prodhuara gjatë periudhës kohore 2000-2010 zënë 64,4 % dhe autoveturat e prodhuara para vitit 2000, përbëjnë 28,2 %.

Sipas detajimit të markave, markat më të përhapura të autoveturave, të prodhuara gjatë periudhës 2011-2019, janë “Mercedez Benz” (19,1 %), “Volksëagen” (14,1 %), Ford (7,7 %) dhe Audi (7,1%).

Referuar periudhës së prodhimit 2000-2010, markat më të përhapura janë “Mercedez Benz” (37,0 %), “Volksëagen” (16,5 %), “Ford” (11,3 %) dhe “Opel” (5,9%).

Për autoveturat e prodhuara para vitit 2000, markat më të përhapura rezultojnë “Mercedez Benz” (42,1 %), “Volksëagen” (17,5 %), “Ford” (7,6 %) dhe “Opel” (5,8 %).

Vihet re se tre janë markat të cilat janë në përdorim në vendin tonë, sipas periudhës së prodhimit deri në vitin 2019: “Mercedez Benz”, “Volksëagen” dhe “Ford”.

 

Kryesojnë automjetet me naftë

Numri më i madh i autoveturave që qarkullojnë në vendin tonë përdorin lëndën djegëse “Naftë” (73,3 %), ndjekur nga autoveturat që përdorin lëndën djegëse “Benzinë” (19,4 %) dhe mjeteve që përdorin lëndë djegëse të kombinuar “Benzinë dhe Gaz” (7,1 %).

Vetëm 0,2 % e mjeteve përdorin lëndë djegëse si “Naftë, “Benzinë” ose “Gaz” të kombinuara me “Energjinë Elektrike”.

 

Autovetura sipas Vëllimit të motorrit

Sipas vëllimit të motorrit, numri më i lartë i autoveturave ka një fuqi motorike deri në 2000 centimetra në kub duke zënë 66,8 %, të ndjekura nga autoveturat me vëllim 2001-3000 centimetra në kub me 30,6 % dhe autoveturat që kanë vëllim motorik më të madh se 3000 centimetra në kub me 2,6 %.

monitor.