Ballina Showbiz Në prag të lindjes, Elita Rudi realizon setin e fotove të shtatzanisë

Në prag të lindjes, Elita Rudi realizon setin e fotove të shtatzanisë

Vetëm pak ditë e ndajnë atë nga ngjarja më e madhe e jetës, ajo e të bërit nënë. Elita Rudi dhe bashkëshorti i saj Gjiko janë drejt fundit të pritjes për të njohur fëmijën e tyre të parë, që mendohet se është djalë. Moderatorja simpatike duket se vetëm tani ka preferuar të realizojë setin e fotove të shtatzanisë, siç edhe tashmë është bërë zakon për mamat në pritje.

Me barkun e ekspozuar, ulur mbi një ‘fole’ të ngjashme me atë të zogjve, ndërsa pas krahëve duket pylli, Elita ngjan si e dalë nga përrallat.