Në kohën e virozave, provoni këtë recetë natyrale të bërë nga gjyshja

22

Tani është koha e duhur për t’u rikthyer nga recetat e gjyshes. Të gjithë e mbajnë mend kujdesin e saj në një periudhë të tillë të vitit, kur koha është e ftohtë dhe virozat kanë prekur jo vetëm fëmijët, por edhe të rriturit.

 

Në fakt, Dr. Keith Roach, asistent profesor në klinikën mjekësore “Weill Cornell Medicine” në New York City, thotë se ritualet që bëjmë të gjithë dhe që nuk kanë bazë shkencore, mund të funksionojnë — edhe sepse beson tek to: “Efekti i qetësuesve natyralë është i jashtëzakonshëm”, – thotë ai.

Një recetë latine, por e përhapur më vonë në të gjithë botën, është një kurë natyrale shumë e mirë që doktorët këshillojnë për kohën e ftohtë, viroza dhe kollën.

Edhe pse ai këshillon që për çdo përdorim në shtëpi të kihet kujdes nga shumë përbërës që mund të jenë burim mikrobesh apo infeksionesh, për kollën një kurë e thjeshtë dhe mjaft efektive është ajo e mjaltit me qepë.

Mjaltë shtëpie dhe qepë

Siç dihet, gjyshet e kanë këshilluar mjaltin sa herë kemi pasur probleme me fytin. Mjalti dhe qepa është një përzierje tradicionale nga Republika Domenikane. Një lloj shurupi që formohet nga lëngu i qepës dhe mjaltit krijon bashkërisht një qetësim të fytit, si dhe pastrim të mukozës dhe gëlbazës:

“Mjalti është qetësues fyti, kështu që nëse e pi pa shoqërues, e shton në çaj apo edhe në përbërës të tjerë, do ta reduktojë menjëherë kollën”, – thotë Roach.

Provojeni dhe shihni rezultatin e menjëhershëm.class