Një 38-vjeçar, i shpallur në kërkim për veprën penale, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, është arrestuar nga policia në Krujë, pasi është kapur me një sasi lëndë narkotike.
Mësohet se në pranga, ka rënë shtetasi, H. F., banues në Thumanë, të cilit, Gjykata e Shkallës së Parë Korçë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.