Në kërkim pasi kreu veprime të turpshme me të mitur, arrestohet 45 vjeçari nga Tirana

126

Midis pesë të arrestuarve nga policia e Tiranës është edhe një 45 vjeçar. Bëhet fjalë për shtetasin me E. K., ishte shpallur në kërkim për pasi me datë 01.02.2021, ka kryer veprime të turpshme në prani të një shtetasi të mitur.

Njoftimi i policisë:

Arrestohen në flagrancë 5 shtetas, për vepra të ndryshme penale, njëri prej tyre i shpallur në kërkim kombëtar.

Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim kombëtar dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore, nga sherbimet e Komisariatit Nr.6 u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit E. K., 45 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Vepra të turpshme” pasi me datë 01.02.2021, ka kryer veprime të turpshme në prani të një shtetasi të mitur.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit M. B., 41 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.3, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit G. R., 26 vjeç, pasi me datë 05.03.2021, nën kanosjen e një mjeti prerës ka vjedhur disa produkte në dyqanin e shtetasit P. B.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve : E. M., 20 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse ; E. L., 37 vjeç, pasi ditën e djeshme është përfshirë në një aksident me 2 mjete të tjera. Si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën 2 drejtuesit e mjeteve shtetasit T. M., 59 vjeç dhe B. K., 58 vjeç, si dhe shtetasja R. K., 44 vjeçe., pasagjere në mjetin me drejtues B. K. Gjithashtu është dëmtuar dhe një shtetase e mitur 10 vjeçe, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme