Në kërkim ndërkombëtar, 42 vjeçari nga Durrësi “kapet” sapo zbret në Rinas

40

Policia shqiptare ka vënë në pranga me qëllim ekstradimi një 42-vjeçar, të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane.

Policia thotë se është arrestuar shtetasi, Eduart Dushaj, 42 vjeç, banues në Durrës. Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma/Itali, pasi Gjykata e Genovas/Itali, në nëntor 2020, e ka dënuar me 13 vjet burgim, për veprën penale “Shfrytëzim prostitucioni”.

Nga dënimi i kanë mbetur për të vuajtur edhe 10 vjet, 2 muaj e 18 ditë burg.

Nga Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese, vijon puna për përfundimin e procedurave, me qëllim ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

Article bottom Rectangle3