Në burg për vjedhjen e Lamborghinit, gabimi që bënë autoritetet me shtetasin kosovar

37

Policia dha para disa ditësh njoftimin se një 36 vjeçar nga Kosova ishte ndaluar pasi dyshohej se kishte vjedhur një makinë luksoze në Lamborghini.

Shtetasi kosovar u ndalua në pikën e kalimit kufitar në Morinë dhe makina u bllokua.

Por duket sikur ngjarjet nuk kanë shkuar fiks siç thuhet në njoftimin e policisë.

Pas dërgimit të letërporosive nga ana e autoriteteve shqiptare më 4 gusht drejt Interpolit të Romës, rezultoi se Lamborghini nuk ishte e vjedhur.

Mësohet se 36-vjeçari ka dokumente të rregullta që vërtetojnë pronësinë e makinës nga ana e tij.

Aktualisht i riu ndodhet i arrestuar me akuzën e trafikimit të mjeteve.