Në arrest pasi goditi bashkëshorten, kunati dhe i biri marrin hak

37

Një 61-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi ka dhunuar bashkëshorten. Ndërkohë, kunati dhe djali i tij janë shpallur në kërkim pasi e kanë goditur.

Policia bën me dije se specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.5 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit S. R., 61 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Në vijim të veprimeve u shpallën në kërkim shtetasit M. N, 52 vjeç dhe E. N, 20 vjeç (babë e bir), pasi kanë goditur shtetasin S. R, 61 vjeç (kunati i tyre).