Ndryshon sërish moti! Ja parashikimi për javën që vjen!

27
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se ditët me diell përsëri do të përfundojnë, pasi një javë e paqendrueshme na pret e aq më tepër fillimi i javës. Përgatituni të mos i harroni cadrat tuaja në shtëpi!
Prej orëve të pasdites së të hënës dhe deri në mesditën e së martës parashikohen reshje shiu me intensitet mesatar dhe të lartë. Rrebeshe shiu me rrufe dhe breshër lokal do të përfshijnë të gjithë vendin, por më të përqendrura në bregdet e perëndim. Në majat e alpeve do të nisin reshjet e izoluara të dëborës. Prej mesditës së të martës reshjet do të humbin intensitet.
Kjo situatë do të pasohet nga erë fillimisht e ngrohtë jugore dhe do të kthejë drejtim nga veriperëndimi e vrullshme në bregdet dhe në momentet me shtrëngata. Valëzimi në dete i forcës 4 deri 5 ballë.
Temperaturat do të pësojnë rënie mesditën e së martës pas forcimit të erës veriperëndimore.-informon SH.M.U.