Ballina LAJME Ndryshimet në qeveri, reagon Manjani: Të bashkuar rreth tepsisë

Ndryshimet në qeveri, reagon Manjani: Të bashkuar rreth tepsisë

Ish-ministri i drejtësisë Ylli Manjani, që militon në radhët e Lëvizjes Socialiste për Integrim, nuk i ka kursyer as akuzat dhe as ironinë për ndryshimet e fundit në qeveri.

Në profilin e tij në Facebook, teksa ka postuar edhe foton e mbledhjes së parë të qeverisë së ndryshuar, Manjani shkruan: “Oh oh oh oh… Të bashkuar rreth tepsisë… Hajde Gëzuar! Të hamë e të rrojmë, për të mirën e këtij populli!”