Ballina BOTA Ndotja nga makinat nxit astmën tek fëmijët në mbarë botën

Ndotja nga makinat nxit astmën tek fëmijët në mbarë botën

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetit astma e fëmijërisë është sëmundja kronike më serioze mes fëmijëve. Një raport i ri thotë se ndotja nga trafiku është një shkaktar kryesor i sëmundjes.

Tashmë dihet se ndotja nga trafiku është një kontribues i madh tek ndryshimet klimatike, por hulumtime të reja sugjerojnë se gjithashtu është një faktor kryesor i problemeve shëndetësore në mbarë botën.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetit, ndotja e ajrit shkakton rreth 3.7 milionë vdekje të parakohshme çdo vit. Por, ky studim i ri nga Universiteti George Washington në kryeqytetin amerikan tregon një ndotës specifik, dioksidin e nitrogjenit, NO2, nga ndotja që çlirojnë makinat, si shkaku kryesor i astmës së fëmijërisë në shumë qytete të botës.

“Ndotja nga dioksidi i nitrogjenit ka një ndikim të madh tek shumë fëmijë në mbarë botën të diagnostikuar me astmë. Ndikimet më të mëdha janë parë në qytete ku pothuajse rreth 50 përqind e rasteve të reja të astmës mes fëmijëve në disa qytete në mbarë botën i atribuohen ndotjes nga dioksidi i nitrogjenit”, -thotë Susan Annenberg me Institutin Milken për Shëndetin Publik.

Hulumtuesit thonë se shpresojnë të bëjnë studime të mëtejshme për të kuptuar se cilat kimikate specifike nga ndotja e makinave shkaktojnë astmën, në mënyrë që të trajtojnë këto burime specifike të ndotjes.