Ndodhej në banesën e vjehrrit, një 36 vjeçar nga Tirana tenton të vetëvritet me thikë

50

Një 36 vjeçar ka tentuar të vetëvritet në shtëpinë e vjehrrit të tij.

Ngjarja ndodhi rreth orës 08:30 të mëngjesit të sotëm, në Patos.

Teksa ndodhej në banesën e shtetasit S. A., dyshohet se ka tentuar të vetëvritet me thikë, Taulant Jemini, 36 vjeç, banues në Tiranë.

Aktualisht 36-vjeçari ndodhet në spitalin e Fierit i plagosur, nën kujdesin e mjekëve.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.