Ndodh çmenduria! I infektuari me COVID-19 largohet nga spitali për të shkuar në dasëm!

72

Një ngjarje krejtësisht e pazakontë ka ndodhur në Kosovë. Një person i infektuar me COVID-19 është larguar nga spitali Infektiv për të shkuar në një dasëm.

Këtë ngjarje absurde e bëri me dije analisti Nexhmedin Spahiu në një lidhje me ‘Skype’ me median Report Tv.

“Janë organizuar çmenduri të tilla (i referohet dasmave) ka ndikuar në përhapjen e pandemisë në mënyrë masive. Shumicën e rasteve ku ka shumë të prekur janë nga këto çmenduri masive që njerëzit gjatë kësaj kohë. Madje ka pasur një rast që ka ikur nga spitali për të shkuar në një dasmë”, tha Spahiu.

Gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 15 qytetarë me COVID, e ndërsa janë konfirmuar 226 raste të reja.

Për analistin, situata i dedikohet keqmenaxhimit nga ana e qeverisë pasi sipas tij kanë marrë jo pak herë vendime kontradiktore.