Ndiqte adoleshentët djem me para në dorë për t’i joshur, zbardhet identiteti i “ngacmuesit” në Berat

49

Një 66 vjeçar është vënë në pranga pasi dyshohet të ketë ngacmuar seksualisht një 16 vjeçar.

Identiteti i ngacmuesit u bë i ditur si Romeo Oço.

Mendohet se kjo ngjarje e rëndë ka vijuar prej muajsh me radhë.

Oço njihet në lagje si një person me prirje të tjera seksuale dhe mendohet t’i ketë ofruar adoleshentit para në këmbim të marrdhënieve seksuale.

66 vjeçari Oço jetonte me nënën e tij, por pas vdekjes së saj jetonte vetëm. Shumë persona pohojnë jashtë kamerave të mediave se ai i “vardisej” të rinjve dhe i joshte ata me para, por ka edhe nga ata që e përshkruajnë si një person i parrezikshëm.

Njoftimi i policisë: Nga Specialistët e seksionit për Krimet u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit R.O, 66 vjeç, banues në Berat. Arrestimi i tij u bë pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetas 16 vjeçar.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Ngacmimi seksual”.