Cërrik, vihen në pranga dy persona, ndihmonin për kalim të paligjshëm të kufijve

52

Dy shtetas të shpallur në kërkim nga policia e Gjirokastrës për veprën penale “Kalim të paligjshëm të kufijve” janë vënë në pranga nga policia e Cërrikut.

Kapja dhe ndalimi i këtyre dy shtetasve u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Gjirokastër ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg.”

Në pranga kanë rënë Olsi Hysa, 28 vjeç si dhe Ali Jahja, 27 vjeç.