Ndihmoi disa persona të kalonin kufirin, arrestohet 34 vjeçarja në Durrës

40

Një 34 vjeçare vihet në pranga pasi ndihmoi katër shtetas të kalonin kufirin në mënyrë të paligjshme në portin e Durrësit.

Njoftohet se 34 vjeçarja, banuese në Durrës ndihmoi shtetasit V.Gj., 30, vjeçe, M.Gj., 28 vjeç, M.M., 31 vjeç, dhe B.P., 30 vjeçe, duke përdorur dokumente të falsifikuara.

Goditet një rast tentative për kalim të paligjshëm të kufirit.

Vihet në pranga një shtetase, e cila ndihmoi 4 shtetas me qëllim kalimin e kufirit në mënyrë të paligjshme, me dokumenta të falsifikuara.

Specialisët e Pikës së Kalimit Kufitar Durrës në bashkëpunim me Specialistët për Hetimin e Trafiqeve në DVP Durrës, si rezultat i kontrolleve të shtuara për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë kanë arrestuar në flagrancë shtetasen E.B., 34 vjeçe banuese në Durrës.

Shtetësia e mësipërme, mbrëmjen e djeshme është ndaluar në PKK Durrës, duke ndihmuar të kalojnë kufirin në mënyrë të kundraligjshme, me dokumenta të dyshuara të falsifikuara shtetasit V.Gj., 30, vjeçe, banuese në Durrës; M.Gj., 28 vjeç, banues në Durrës;M.M., 31 vjeç, banues në Tiranë dhe B.P., 30 vjeçe, banuese në Tiranë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.