Ndez zjarr për të pastruar tokën, banesa përfundon në flakë, asfiksohet i moshuari

50

Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e sotme në Mat, ku një person ka humbur jetën nga zjarri që i vuri tokës së tij, për ta pastruar.

Gjithçka ka ndodhur në fshatin Bujkë, të bashkisë Mat, ku 79-vjeçari Hazis Kuka, banues në qytetin e Burrelit, dyshohet se ka ndezur një zjarr për pastrimin e tokës së tij në fshat.

Por si pasojë e përmasave të mëdha të zjarrit, është djegur edhe banesa e pa banueshme e tij, ndërsa i moshuari, në përpjekje për të shuar zjarrin i cili i përfshiu shtëpinë, dyshohet se është asfiksuar nga tymi dhe për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po hetojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.