Ndërtime pa leje në Ksamil, pezullohen 5 inspektorë

99

Pesë inspektor terreni në Bashkinë Sarandë janë pezulluar “Për moskryerje të detyrave funksionale në mënyrë të përsëritur me pasoja të rënda”.

Mësohet se shkak janë bërë ndërtimet pa leje në Ksamil në prag të sezonit turistik.

Inspektorët e pezulluar nga detyra janë Engjëll Braho, Oltion Durmishi, Erjon Çakalli, Viktor Qesari dhe Tonin Simoni, raporton noa.al.

Burimet në bashkinë e qytetit jugor bregdetar pohuan se asnjë nga Inspektorët nuk është ndjekur penalisht deri tani.