Ndërron jetë tek Infektivi punonjësi i policisë/EMRI

45

Ndërron jetë tek Infektivi si pasojë e COVID-19 një punonjës policie.

Mësohet se ka ndërruar jetë në moshë të re, efektivi Ilir Nerguti.

Nerguti punonte në Drejtorinë e Policisë së Tiranës.

Ai ishte shtruar në spital, pak ditë më parë, pas komplikacioneve që kishte pasur.

Mësohet se 15 ditë më parë kishte ndërruar jetë edhe i ati i efektivit të policisë.