Ndërron jetë një pushues në plazhin e Durrësit

84

Një pushues ka humbur jetën në plazhin e Durrësit, pranë shtëpisë së pushimit të Ministrisës së Brendshme,

Shtetasi SH.Xh., 64 vjeç ka humbur jetën pak momonte pasi ka dalë nga deti.

Shkaku i vdekjes dyshohet të jetë një infarkt që mund të ketë pësuar i moshuari.

Auto-ambulanca është gjendur në vendin e ngjarjes duke marrë trupin.

Mbi ngjarjen e fundit, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj.