Ndërron jetë një person në Tiranë, po udhëtonte me autobuz

15

Një person ka ndërruar jetë papritur ditën e sotme.

Burimet zyrtare të policisë së Tiranës bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:00.

Një shtetas ende i paidentifikuar, rreth 65 vjeç, dyshohet se si pasojë e arrestit kardiak ka humbur jetën.

Ai po udhëtonte në një autobus, teksa ka qenë e kotë edhe përpjekja e pasagjerëve të tjerë për të lajmëruar ambulancën.

Rasti është në hetim nga organet kompetente.