Ballina BOTA Ndërron jetë në moshën 35-vjeçare ish- futbollisti i Real Madrid (VIDEO)

Ndërron jetë në moshën 35-vjeçare ish- futbollisti i Real Madrid (VIDEO)

Ish-sulmuesi i Arsenalit, Jose Antonio Reyes ka ndërruar jetë në një aksident me makinë në moshën 35-vjeçare. Lajmi është konfirmuar nga klubi spanjoll, spanjoll i Sevilla-s.

“Nuk mund të konfirmon një lajm më të keq se ky”,njofton klubi. Nuk ka munguar as reagimi nga Arsenal të cilët shkruajnë se janë “të shkatërruar nga lajmi tronditës”.

Spanjolli u bashkua me “Gunners” në janar të vitit 2004. Më pas kaloi një sezon në huazim në Real Madrid në 2006-07, duke fituar La Ligën. Klubi i “La Liga” falenderoi “legjendën e përjetshme”, duke shtuar se ai ishte “një nga lojtarët më të vlefshëm në historinë e klubit”.

Ndeshja finale e Reyes ishte fitorja 1-0 në Alcorcon më 18 maj. Në sezonin 1999-2000, Reyes bëri debutimin e tij vetëm 16 vjeç – më i riu në historinë e Sevilla-s. Pas largimit nga Gunners në vitin 2007, ai fitoi Europa League dy herë në Atletico Madrid dhe tri herë në Sevilla.

Legjenda e Arsenalit, Thierry Henry, i cili luajti përkrah Reyes në mes të 2004-2007, e quajti atë lojtar i mrekullueshëm dhe qenie e jashtëzakonshme njerëzore.