Projektuesi francez i modës Pierre Cardin ka ndërruar jetë ditën e sotme në moshën 98 vjeçare.
Ai vdiq në një spital në Neuilly, në Paris, informoi familja e tij.
Cardin lindi në Itali në 1922 por emigroi në Francë që kur ishte fëmijë.
Ai e themeloi markën e tij në vitin 1950 dhe u kthye në ikonë të modës.
Cardin shquhet për modelet e tij të veçanta, por edhe për veshjet kazuale të përditshmërisë.