Ndërron jetë i moshuari, u përplas nga një automjet

25

Një aksident ka ndodhur në Lushnje në orët e para të mbrëmjes.

Një 84-vjeçar ka humbur jetën pasi është përplasur nga një automjet.

Sipas policisë në autostradën Kolonjë-Lushnjë, në Savër, shtetasi A. Z., 42 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen” ka përplasur një këmbësor, shtetasin I. B., 84 vjeç, banues në Savër, i cili ka ndërruar jetë në spital.

Eshtë shoqëruar shtetasi A. Z. në Komisariatin e Policisë Lushnjë dhe po kryhen veprimet procedurale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit”, thuhet në njoftimin e policisë.