Ndërron jetë i moshuari që u aksidentua dje në Lanë, policia ndalon drejtuesin e mjetit

25

Ka ndërruar jetë 82-vjeçari që u aksidentua ditën e djeshme në Tiranë. I ndjeri nuk ka mundur ti rezistojë plagëve të marra dhe ka gjetur vdekjen në spitalin e Traumës.

Policia e Tiranës, bëri të ditur faktin e humbjes së jetës së 82-vjeçarrit me Qani Kamberaj, në moshën 82-vjeçare. Ndërsa shoferi i ndaluar quhet Mariglen Harrizi, i moshës 25-vjeçare.

“M. H., 25 vjeç, pasi ditën e djeshme ka aksidentuar këmbësorin shtetasin Q. K., 82 vjeç, i cili ka humbur jetën në spital”, thuhet në njoftimin e thatë të policisë.