Ndërroi jetë rrugës për në spital pas aksidentit, zbardhet identiteti i viktimës/EMRI

97

Një 32-vjeçar humbi jetën tragjikisht në mesnatë në aksin rrugor Korçë-Pogradec. Mësohet se viktima është identifikuar si Delor Latifllari dhe ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

Policia njoftoi më pas se arrestoi në flagrancë shtetasin E. Y., 27 vjeç, banues në fshatin Gështenjas, Pogradec, i cili ndodhej në drejtimin e mjetit tjetër që u përfshi në aksidentin tragjik.

“Ky shtetas sot rreth orës 00:40, në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Vërdovë, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, është përfshirë në një aksident rrugor me mjetin tip “Ford”, me drejtues shtetasin Delor Latifllari 32 vjeç, banues në fshatin Vërdovë, Pogradec, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra, ka gjetur vdekjen rrugës për në Spitalin e Pogradecit”, – thuhet në njoftimin e policisë.