Ndërpritet ndeshja Flamurtari-Teuta, shiu i dendur përmbyt fushën në Vlorë

0
2

Shirat e dendur në Vlorë kanë ndërprerë ndeshjen e javës së 17 të Superligës mes Flamurtarit dhe Teutës. Edhe pse takimi nisi në orën 13:00, nëntë minuta më pas arbitrat e panë të arsyeshme të mbyllinin këtu këtë sfidë, e cila në të tillë kushte e kishte të pamundur zhvillimin normal të ndeshjes.

Në këtë ndeshje Flamurtari shpresonte mnimialisht të merrte të paktën një pikë, ndërsa nga të gjithë vlonjatët shpresohej fitorja, pasi skuadra renditet në vendin e fundit. Ndërkohë nga ana tjetër Teuta vinte pas fitores me Partizanin. Kjo është edhe java e fundit e Superligës për këtë vit kalandarik ndaj interesant është  edhe vendimi se kur do të luhet edhe pjesa tjetër e mbetur e ndeshjes.