Ndarja nga jeta e Aneta Ramës, Edi dhe Olsi shkruajnë mesazhin për miqtë:”Na mirëkuptoni”

68

Mëngjesin e sotëm u bë me dije ndarja nga jeta e Aneta Ramës në moshën 82 vjeçare. Në lidhje me përcjelljen e saj në banesën e fundit kryeministri Edi Rama dhe i vëllai Olsi Rama kanë shkruar dy fjalë drejtuar miqve të tyre.

Për shkak të COVID-19 në ceremoninë mortore të Aneta Ramës do të jenë të pranishëm vetëm familjarë të ngushtë të saj.:

Mesazhi i Edi dhe Olsi Ramës

“Përulësisht u lutemi familjarisht mirëkuptim të gjithë të afërmve e miqve të mirë, për pamundësinë e pritjes së ngushëllimeve e të ceremonisë së përcjelljes së nënës sonë në banesën e fundit, në kushtet e detyrimit për të respektuar rregullat e mbrojtjes së shëndetit të gjithësecilit. I falenderojmë të gjithë për mesazhet prekëse që vazhdojnë ta na vijnë për humbjen e nënës sonë të shtrenjtë dhe e vlerësojmë shumë respektin e mirëkuptimin e kujtdo që do të donte të ishte edhe fizikisht pranë nesh në këtë ditë të vështirë.

Edi dhe Olsi Rama”.