Ndalohet një gomone në Vlorë, në të gjenden 500 kg hashash

76

Sekuestrohet një gomone e ngarkuar me lëndë narkotike në Vlorë.

Mjeti lundrues u ndalua pasditen e kësaj të diele në zonën e Karaburunit.

Dyshohet se në gomone janë gjetur rreth 500 kg lëndë narkotike të llojit kanabis sativa.

Gomonia është 9 metra e gjatë dhe ka dy motorë.

Ende nuk ka detaje për operacionin apo për persona të arrestuar.