Ndalohet nga policia reperi i njohur shqiptar

22

Policia ndalon reperin e njohur Don Xhoni.

Xhoni u ndalua nga policia e Kosovës në një rrugë afër stadiumittë Prishtinës ndërsa policia kontrollon edhe makinën e tij “Range Rover”.

Ende nuk dihet arsyeja e ndalimit ndërsa reperi nuk ka reaguar për këtë ngjarje.

Ndërkohë që kujtojmë se pak ditë më parë, reperi u përball me policinë gjatë xhirimeve të klipit të këngës me Loredanën.

Sipas zërave shkaku ishte se ekipi i xhirimit nuk kishte pasur leje për shfrytëzim të hapësirës publike për të xhiruar.